“Ka intensitet të pabesueshëm! Klopp befason me përgjigjen, zbulon kampionatin që i shijon më shumë: WBA, Leeds, Leicester…

Pas nëntë vitesh, Klopp u largua nga Liverpool. Ai ishte i dashur në të gjithë Anglinë për karizmën e tij dhe tifozët në Anfield e dashurojnë atë. 

Megjithatë, gjermani ndjeu se kishte ardhur momenti për t’u larguar nga futbolli dhe për të marrë një pushim. Ai donte të ishte sa më korrekt, ndaj i zbuloi në kohë planet e tij dhe njoftoi largimin në fund të sezonit, pavarësisht se si do të përfundojë.

Para se të nisej për në Angli, Klopp ka punuar si trajner në Bundesligë dhe ka pasur rezultate të mira në Borussia Dortmund, por interesant është se më së shumti i shijon ndeshjet e kampionatit, pra të nivelit të dytë të futbollit anglez.

“Më pëlqen shumë kampionati. E shikoj kaq shpesh. Unë pashë Leeds kundër Leicester javën e kaluar. Futbolli luhet me një intensitet krejtësisht të çmendur.

Kohët e fundit kam parë ndeshjen e West Brom. Ata kanë një mënyrë joreale për të luajtur futboll. Natyrisht, Leicester, Southampton gjithashtu luajnë futboll shumë të mirë. 

Liga e dytë është e pabesueshme, është tepër e vështirë. Është mjaft mbresëlënëse ajo që po ndodh atje”, tha Jurgen Klopp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online