“Ka gjasa të shënojnë të parët, e mbajmë mend atë që ndodhi vjet”, Ancelotti: Nesër do jetë ditë shqetësimi, kanë Haaland-in dhe De Bruyne-n

Carlo Ancelotti është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës vendimtare kundër Manchester City-t. Trajneri i Realit të Madridit e ka të qartë se nesër e pret në përballje tejet e vështirë, por përpiqet të kthjellojë mendjen nga mendimet negative.

“Unë jam i qetë. I emocionuar, me besim. E di mirë nesër… dhe do të jetë dita e shqetësimit. Ai me mendimin e keq. Janë Haaland, De Bruyne… por është koha ta harrojmë këtë dhe të mendojmë se Vinicius mund të bëjë një driblim të mirë dhe Benzema të bëjë një lëvizje të mirë. Menaxhoni kokën tuaj dhe mos jini negativ. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, megjithëse për një klub si Madridi është krejt normale: 11 herë nga 13 kanë arritur në gjysmëfinale. Nuk është e lehtë dhe duhet ta shijojmë.

Ka gjasa që ata të shënojnë në minutat e para. Në fakt, të gjithë e mbajmë mend atë që ndodhi në këtë skenë sezonin e kaluar. Do të jetë një lojë emocionuese. Kjo është e sigurt”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *