“Ka frikë tifozët ndaj Anglisë se do thonë Rama ik”, ironia therëse e Lilës me Kryeministrin: Në 2016, mirë që nuk fjeti te hoteli jonë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka luajtur edhe kartën e fundit duke i bërë letër zyrtare Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Atje kërkohej që nëse nuk zbatohej kërkesa për të pasur 30% e kapacitetit të “Air Albania-s” ndaj Anglisë, atëherë të paktën duhet të vijnë sportdashësit që e kanë bërë vaksinën.

Por Rama nuk e ka kthyer ende përgjigjen. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Andi Lila për “Skaner” në “MCN TV”. Figura e njohur e futbollit shqiptar hoqi me të drejtë vijën paralele në kohën kur Shqipëria u kualifikua në Europianin e Francës, atëherë kur shumëkush nxiton të merrte pjesën e suksesit.

“Anglia vjen njëherë në dekadë, duhej të ishin tifozët me Anglinë. Nuk ka kthyer asnjë përgjigje kryeministri. Me batutë, por më duket se ka frikë se do të vijnë tifozët dhe do të thonë: “Rama ik”. Më kujtohet në 2016 kur Rama si kryeministër, mirë që nuk ka fjetur te hoteli i Kombëtares. Sot nuk kthen asnjë përgjigje. Duket sikur thotë që nuk duam ta dimë fare për ju”, tha Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online