Tirana ka shuar dyshimet e të gjithëve ditën e sotme, duke treguar edhe njëherë në fushën e lojës se nuk ka humbur shumë nga hapi i pandalshëm i përpara pandemisë. Bardhelbutë kanë shkatërruar me shifra të thella ndaj Tërbunit të Pukës, teksa rezultati final shënonte 6-1 për djemtë e Egbosë. Shifra të tilla duken më tepër të ngjashme me ato në sporte si tenisi e jo si futbolli, duke treguar kështu një dominim total në fushë. Takimi miqësor është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e kompleksit “Skënder Halili“.
Tirana kthehet kështu atje ku e la dhe shkon drejt Bylisit e sigurt në vetvete dhe pa dyshime se mund të vazhdojë ritmin pozitiv që kishte përpara ndalesës së detyruar të kampionatit. Egbo duhet t’i gëzohet këtij rezultati në miqësore, i cili është një shenjë e qartë se bardheblutë janë sërsish aty për të luftuar deri në fund këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/