Ka bërë valixhet gati nga Partizani, zbulohet ekipi që dëshiron shërbimet e Ergys Kaçes

Ergys Kaçe erdhi me bujë të madhe te Partizani. Të gjithë e kishim parë mesfushorin në ndeshjet e Kombëtares për mënyrën sesi luante dhe impaktin që kishte në fushë. Por deri tani nuk kemi parë në Superiore ende Kaçen që njohim, përtej emrit të shkruar në fanellë. Duket se lojtari i ka bërë gati valixhet dhe do të iki që në merkaton e janarit.

Interesimet nuk mungojnë dhe tashmë është bërë e ditur një skuadër greke që kërkon shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Apollon Smyrnis, që aktualisht ndodhet në vendin e fundit të elitës së futbollit grek. Interesimi i tyre është i madh për të kthyer mesfushorin shqiptar, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me kontratën e Kaçes te Partizani që skadon në fundin e këtij sezoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *