Ka ardhur momenti për të shkëlqyer larg Sarrit? Elseid Hysajn e pret Simeone te Atletiko Madridi

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier është transferuar zyrtarisht tek skuadra më e re e sheikëve arabë, Neëcastle United. Anglezi firmosi një kontratë 3 vjeçare, ndërsa Neëcastle United do të duhet të derdhë 12 milionë euro në llogarinë bankare të ekipit spanjoll. Largimi i Trippier ka ngritur nevojën e blerjes së një mbrojtës krahu të ri.

Një nga emrat më të përfolur është mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili i plëqen shumë Diego Simeones Media italiane “TuttoMercatoËeb” deklaroi se drejtuesit e Atleticos kanë filluar kontaktet e para me skuadrën e Lazios. Në rast se tratativat shkojnë si pas planit, mund të shohim Hysajn të veshë fanellën e Atletico Madrid që në merkaton e janarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *