Inatet i lihen së shkuarës/ Veprimi i papritur i Coutinho, i jep ndihmë Barcelonës me uljen e pagës pas largimit

Pasi u cilësua si i “padëshiruar” tek Barcelona, Coutinho vendosi të largohej dhe njëherë nga Barcelona në formë huazimi. Ditën e premte, skuadra angleze , Aston Villa firmosi një kontratë 6 mujorë në formë huazimi me të drejtë blerje të brazilianit, nëse arrin të përmbushe objektivat.

Në marrëveshjen e firmosur nga të dyja skuadrat shkruhej se Aston Villa do të paguante 65% të pagës, ndërsa pjesën tjetër do ta likujdonte Barcelona. Megjithatë, pavarësisht inateve me drejtuesit, Coutinho ka bërë një gjest të veçantë, për ta ndihmuar sa do pak skuadrën katalanase.

Ai ka pranuar që të ulë pagën e tij deri në 65%, në mënyrë që Barcelona të mos paguajë asnjë qindarkë më shumë. Gjithashtu huazimi i Çoutinhos e ka ndihmuar dyfish Barcelonën, sepse tani mund të regjistrojë lojtarin e blerë nga Manchester City, Ferran Torres. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online