“Ka 5 vite me një Mini-Cooper”/ Kante është vërtet një fëmijë i pafajshëm, nuk di të gënjejë dhe gjithmonë kokëulur

Nëse ju themi emrin e Ronaldos, menjëherë mendja do tju shkojë te makinat e tij. Nëse ju themi emrin e Pogba, menjëherë mendja do tju shkojë tek koleksioni i veshjeve. Nëse ju themi emrin e Ibrahimoviç menjëherë do të filloni të mendoni për bizneset dhe të ardhurat e tij. Po nëse ju themi N’Golo Kante? Asgjë. Dje mbushi 29 vjeç, dhe ai është vërtet ende një fëmijë i pafajshëm.

Mesfushori i Chelsea nuk është “i padukshëm” për faj të gjatësisë së tij. Nuk është as në qendër të vëmendjes për mungesën e talentit. Është vet jeta e N’Golo Kante që ka zgjedhur ta jetojë i qetë, i sinqertë, kokëulur, dhe punëtor. Ndoshta për shkumëkënd Kante mund të duket një lojtar më tepër te Chelsesa ose te Kombëtarja e Francës. Por jo. Ai është një nga lojtarët që çdo trajner do të donte të punonte me të. E për t’ju njohur pak më tepër me jetën e mesfushorit po ndajmë me ju disa kuriozitete që ndoshta nuk i dini.

1-Kante që prej vitit 2015 shkon në stërvitje me të njejtën makinë, një Mini Cooper që kap vlerën e £10 000.

2-Kante është besimtar musliman. Një ditë në xhami ai njohu një tifoz të Arsenal. Së bashku ndan një copë rruge dhe Kante e ftoi në shtëpinë e tij të luanin FIFA.

3-Kante është i sinqertë. Ai i paguan të gjitha taksat dhe njëherë ka refuzuar një ofertë £870,000 vetëm se në të nuk përfshiheshin taksat ndaj shtetit(offshore). Po aq i sinqertë është dhe me këdo.

4-Kante ishte ndër të fundit që pozoi me Kupën e Botës. Ai i la të gjithë shokët e tij të bënin fotografi ndërsa vet ndau pak kujtime me trofen më të lakmuar botëror.

5-Kante ka qenë pjesmarrës në dasmën e vajzës së një tifozi të Chelsea. Ai ka ndenjur për disa orë në ceremony duke takuar të gjithë të pranishmit e duke ndarë foto me ta.

6-Së fundmi, Kante buzëqesh nga veshi në vesh. Nëse do përpiqeni të gjeni një foto ku Kante shfaqet i mërzitur, e keni thuajse të pamundur. Ky është N’Golo Kante./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online