Juventusi tërmet ndaj Sasuolos, por dëmtohen tre lojtarë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Juventusi shënon pak dhe nuk i mbyll ndeshjet? Juventusi nuk jep maksimumin në kampionat? Përgjigja erdhi sot, me triumfin 7-0 ndaj Sasuolos së varfër, që thuajse çdo sezon e regjistron një humbje të tillë.

Aleks Sandro shënoi që në minutën e nëntë dhe aty mori fund gjithçka, sepse Kedira në minutat 24 e 27 vulosi fitoren, ndërsa Pjaniç në minutën e 38-të shënoi golin e katërt. Asnjëherë këtë sezon Juve nuk kishte shënuar kaq shumë në pjesën e parë.

Në të dytën nisi spektakli i Higuainit, autor i tregolave, me dy asiste nga Bernardeski.

Gjithsesi, Alegri nuk buzëqesh plotësisht, sepse para ndeshjes u dëmtua Barzali, ndërsa gjatë ndeshjes u dëmtua fillimisht qendërmbrojtësi tjetër Rugani dhe më pas mesfushori Matuidi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *