Tre ndeshjet e fundit nuk ishin aspak të mira për kampionët e Italisë, ku në të cilën kanë pësuar një humbje përballë Milanit (4-2) dhe 2 barazime ndaj Atalantës (2-2) dhe Sasuolos (3-3). Bardhezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 9 të tillë.
Pavarësisht rezultateve jo të mira, Juventusi ka vendosur një rekord negativ, ku kanë pësuar 16 goditje në portë në pjesën e parë, një shifër që nuk ishte përsëritur që nga viti i largët i 2004-s, kur ekipi drejtohej nga Fabio Kapelo.
Megjithatë edhe pse vuajtën presionin e madh nga ana e Sasuolos në fushën e lojës, “Zonja e Vjetër”, arriti të dilte me një pikë pas 90 minutave. Nëse Interi fiton sot përballë Spal, diferenca mes vendit të parë dhe të dytë do të ngushtohet në pesë pikë. Kampionati mbetet akoma i hapur, pasi Juventusi ka dy ndeshje mjaft të vështira, përballë Lacios dhe Romës në javët e ardhshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/