Juventusi po rikthehet në identitetet me rezultatin, por Alegrin e mban në ankth veterani Chiellin-i

Problemet në repartin e mbrojtjes së Juventusit nuk kanë të sosur. Qendërmbrojtësi kryesor, Giorgo Chiellini u dëmtua në pulpë në ndeshjen e fundit dhe tashmë do të humbë dy ndeshjet e radhës. Stafi mjekësor ka bërë të ditur se Chiellini do të mungojë ndaj Sassuolos ditën e enjte në Kupën e Italisë dhe ndaj Atalantas në kampionat.

Sipas Sky Sport, trajneri Allegri shrpeson që 37 vjeçari të kthehet në ndeshjen ndaj Torinos në 18 shkurt, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e Uefa Champions League. Bardhezinjtë janë rikthyer në identitet, teksa kanë fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ku protagonist ka qenë dhe Chiellini, i cili ka treguar siguri në repartin e prapavijës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *