Juventusi po mendon për në janar, Kumbulla mund të marrë vendin e idhullit të fëmijërisë

Shpeshherë jeta është ironike dhe ka të papritura, për të thënë qartësisht se asgjë nuk mund të parashikohet. Kjo është edhe situata e Marash Kumbullës te Verona, mbrojtësit 19-vjeçar. Në ndeshjen e djeshme ku erdhi humbja me rezultatin 0-1 ndaj Sasuolos ishte një nga më të mirët në fushë.

“Calciomercatoweb” insiston se Juventusi ka hedhur sytë te mbrojtësi i Shqipërisë dhe po e vëzhgon në çdo ndeshje. Një dashuri e hershme kjo pasi bardhezinjtë e kanë kërkuar Kumbullën dhe kur ishte tek të rinjtë e Veronës, por erdhi refuzimi i klubit që e zotëron.

Sipas medias italiane po përgatitet një ofertë që mund të vijë për merkaton e janarit dhe tashme jemi në situata të tjera. Klubi bardhezi e sheh Kumbullën si një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme dhe po e tregon veten në Serinë A. Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë vjen edhe ironia më e madhe.

Mbrojtësi shqiptar është shprehur gjithmonë se është rritur dhe e ka parë Giorgio Chiellinin si idhullin e tij. Por nga ana tjetër, do të luftonte për t’i marrë vendin në formacion pasi Chiellini është dëmtuar dhe gjendet larg fushave.

Sigurisht që kjo lëvizje duhet menduar mirë nga Kumbulla pavarësisht ofertës që mund të vijë nga Juventusi, pasi konkurrenca me emra si Bonucci, De Ligt, Rugani dhe Demiral është vërtet e madhe. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online