Aventura e Andrea Pirlos tek Juventusi është goxha e diskutuar, pasi legjenda italiane nuk po arrin të krijojë një ekip stabël si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Megjithatë drejtuesit kanë besim te idetë e tij si mesfushor organizator për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Europë dhe tu dhurojë tifozëve atë që presin më shumë, Champions League.
Media italiane, “TuttoMercatoËeb” ka publikuar një ide për transferimet e bardhezinjve në fund të merkatos së verës. Sipas kësaj gazete, Juventusi do të heqë dorë nga Ronaldo e Dybala për t’i lënë vendin të rinjve. Kristiano Ronaldo nuk është aspak me skuadrën që i është dhënë në dispozicion dhe mund të largohet drejt Parisit, ndërsa Dybala nuk po arrin të jetë më vendimtar me bardhezinjtë.
Gjithashtu Tuttomercatoëeb lëshon bombën, duke thënë se Juventusi do të sigurojë blerjen e norvegjezit Haland. 20 vjeçari po kalon një moment fantastik me Dortmundin, megjithatë një shifër stratosferike Haland do ta pranonte pa asnjë farë hezitimi këtë ofertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/