Juventusi jep tre lojtarë nga U-23, Igli Tare futet me ofertë bindëse për Marash Kumbullën

Një garë e fortë është në Seria A për Marash Kumbullën, teksa kërkohet nga ekipet më të forta. Juventusi është futur në valle duke ofruar 32 milionë euro dhe tre lojtarë nga U-23 që do të vijnë në huazim te Verona.

Por sipas të gjitha gjasave Kumbulla duhet të presë edhe një vit tjetër për të mbërritur te Juventusi, pasi do të lihet në huazim. Një ofertë më të mirë e ka bërë Igli Tare me Lacion.

Kryeqytetasit ofrojnë 25 milionë euro dhe japin kartonin e Valon Berishës, që vlerësohet afërsisht në 15 milionë euro. Ndërkohë mbrojtësit të Shqipërisë i garantohet menjëherë vendi i titullarit, me ekipin që do të luajë në “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *