Sonte në orën 20:45 luhet supersfida mes Juventusit dhe Lacios. Një rivalitet i madh ekziston përgjatë këtyre viteve të fundit mes këtyre dy skuadrave, që shpesh e kanë parë veten si kundërshtarë edhe në finalet e Kupës apo Superkupës së Italisë. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për sa i përket lojtarëve me të cilët do të kërkojnë 3 pikët këtë mbrëmje.
Juventusi habit me formacionin anti Lacio, teksa Pirlo ka vendosur të lërë në stol yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldon. Bardhekaltrit janë preja e preferuar e portugezit në Itali, por te “zonja e vjetër“ duket se duan ta kursejnë për duelin vendimtar të mesjavës në Champions League kundër Portos.
Ndërkohë në krahun tjetër Inzagi ka vendosur të lërë përsëri në stol dy shqiptarët e Lacios, Strakoshën dhe Vedat Muriqin. Megjithatë sulmuesi dardan mund të shpresojë për të pasur minuta gjatë pjesës së dytë të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Così i nostri avversari #JuveLazio #CMonEagles ? https://t.co/1Ph7mcJPNJ
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 6, 2021
? ?? ??????????#JuveLazio #CMonEagles ? pic.twitter.com/yKKQw96Aee
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 6, 2021