Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit. Kuqezinjtë kanë përveshur mëngët për të gjetur pasuesin e tij në stol. Në listën e drejtuesëve të Milanit ka përfunduar edhe Masimiliano Alegri. Ky i fundit u shkarkua nga detyra nga Juventusi pas përplasjes që pati me gazetarin e “Tuttosport”-it.
Sipas “Rai Sport”-it, drejteusit e klubit nga Milano kanë kontaktuar me Alegrin për një bashkëpunim të mundshëm mes palëve. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Alegri do të ulej në stolin e kuqezinjve, teksa i ka drejtuar më parë në periudhën 2010-2014./Halit Delibashi-Sport Ekspres/