Për shkak të mashtrimit financiar, Juventus pati shumë probleme sezonin e kaluar. Zonjës së vjetër iu hoqën pikë, u kthyen sërish, më pas iu zbritën sërish dhe në fund mbeti pa Champions League. Jo vetëm pa Champions League, ata nuk arritën as të kualifikohen në Europa League dhe tani nuk do të luajnë as në Conference League.
Sipas renditjes në fund të sezonit në Serinë A, Juventus duhet të kishte luajtur në kompeticionin e tretë të UEFA-s, por nuk do të jetë kështu. Ai ka arritur marrëveshje me UEFA-n, sipas së cilës shtëpia ombrellë e futbollit evropian do t’i dëbojë nga Evropa për një sezon, por edhe do të mbyllë procedurën për keqpërdorime financiare.
Në fakt, sezonin e kaluar Juventusit iu hoqën 10 pikë në kampionat për shkak të mashtrimit financiar dhe u kërcënuan me përjashtim nga Europa në planin afatgjatë. Megjithatë, ata arritën një marrëveshje me UEFA-n dhe do të shylejnë gjithçka në këtë sezon, në një kompeticion që nuk është aspak i preferuar për të mëdhatë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/