Juventusi bën çudinë, merr një 32-vjeçar për të përforcuar ekipin e të rinjve

0

Duket mjaft e çuditshme, por një 32 vjeçar do të luajë me skuadrën e të rinjve tek Juventusi, në Seria C. Andrea Brighenti i cili më parë luante me ekipin e Silvio Belusconi u zyrtarizua ditën e sotme tek bardhezinjtë. Shumica e lojtarëve të skuadrës aktuale, janë 9 vjeç më të vegjël se ai, megjithatë federata italiane lejon aktivizimin e disa lojtarëve mbi moshën e lejuar.

Përveç Brighenti, në skuadrën U23 të Juventusit janë edhe 4 lojtarë të tjerë që mund të quhen mbi moshë. Timothy Nocci (portjer, 30 vjeç), Alcibiade( kapiteni, 30 vjeç), si dhe Stefano Gori e Dario del Fabro, të cilët janë respektivisht 24 dhe 25 vjeç. Ndoshta dikush do të pyeste për se këta lojtarë luajnë me U23, por ëndrra për të luajtur me ekipin e parë të detyron të bësh disa sakrifica./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.