Spektakël në Juventus Stadium, kur Juventusi mundi Romën 1-0. Një ndeshje shumë e ekuilibruar, me bardhezinjtë që shënuan në pjesën e parë me Benatianë, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij gjatë një goditjeje nga këndi.
Roma mund të barazonte në pjesën e parë me El Sharauin, por nuk përfitoi. Në pjesën e dytë Roma u rrit ndjeshëm dhe Xheko, Florenci e Shik humbën raste të pabesueshme. Higuain e Matuidi gjithashtu gabuan raste të arta për Juventusin, ndërsa Pjaniç goditi traversën në shtesë.
Megjithatë, në minutën e 94-t ndodhi e pabesueshmja, sepse Shik doli i vetëm me Shçesnin dhe portieri polak i mohoi golin. Sinjal i qartë që Bufon tashmë e ka pasardhësin e vet, ndërsa Juventusi fluturon në ndjekje të Napolit kryesues, që ka vetëm një pikë më shumë. Megjithatë, Roma nuk është larg.