“Juve merda”! As koreografia ofenduese nuk i shkund lojtarët e Juventusit, Fiorentina i mund pastër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Juventusi ka humbur vendin e katërt në renditje. Bardhezinjtë vijojnë krizën e tyre të rezultateve. Këtë herë nuk i ka bërë të reagojë as koreografia fyese ultrasve të Fiorentinës. Tifozët e skuadrës vjollcë kanë ndërtuar një koreografi në stadium kur formohej fraza: “Juve merda”.

Por nëse pritej që kjo të shërbente si një shkundje për lojtarët e Juventusit, e kundërta ndodhi. Bardhezinjtë u mposhtën lehtësisht me shifrat 3-0. Gosensi (15’), Mandragora (18’) dhe Gudmundsoni (53’) i dhënë 2 pikët Fiorentinës mbrëmjen e sotme. Një humbje që dhemb shumë për tifozët e Juventusit./Sport Ekspres/