Berisha ka humbur përsëri vendin e titullarit, pavarësisht paraqitjeve të mira që ka zhvilluar sezonin e shkuar. Juriçi i ka besuar Milinkoviç-Saviçit në këto javë të para, i cili në ndeshjen e fundit kundër Lacios e mbajti rrjetën të paprekur.
Pas ndeshjes, portieri serb ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Berishën, me të cilin thotë se ndan një raport të shkëlqyer. Sipas tij, nuk ekziston një rivalitet mes tyre.
“Rivaliteti nuk ekziston mes nesh portierëve. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën tonë”, është shprehur Vanja Milinkoviç-Saviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/