Juriçi e kërkoi personalisht në skuadër, Murinjo i thotë “jo” shitjes së Marash Kumbullës

Bremer tashmë është lojtar i Juventusit dhe Torino po punon për të gjetur sa më parë pasuesin e tij në mbrojtje. Trajneri Juriç e ka të qartë emrin që dëshiron të ketë në urdhërat e tij, teksa personalisht i ka kërkuar drejtuesve Marash Kumbullën.

Kroati ishte personi që e ngriti futbollistin e Kombëtares sonë në majën më të lartë të futbollit italian dhe duke marrë shkas nga bashkëpunimi i frytshëm që kanë pasur, e kërkon ta ketë në dispozicion në Torino.

Por përgjigja ka qenë “jo”. Zhoze Murinjo duket se ka besim te potenciali i Marash Kumbullës dhe ka vendosur ta mbajë në Romë. Verdhekuqtë kanë refuzuar ofertat për mbrojtësin shqiptar, që përveç Torinos, pëlqehet gjithashtu edhe nga Fiorentina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online