Juliano: Fitore vazhdimësie, skuadra tani më ndjek

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, më në fund buzëqesh, sepse Partizani po fiton e po luan mirë. Pas ndeshjes kundër Luftëtari, ai tha: “Jam shumë i kënaqur, është një fitore me shumë vlerë, që na jep vazhdimësi. Skuadra ka filluar të luajë  mirë, më ndjek dhe ka filluar të bëjë gjëra të mira. Luftëtari ka një skuadër të mirë, me lojtarë mjaft cilësorë, ndaj nuk ishte e lehtë të qëndronim të shkurtër në fushë, për të mos lënë hapësira. Nuk është se luajti Luftëtari dobët, duke parë ndeshjen, por luajtëm ne mjaft mirë dhe e detyruar të luante ashtu, duke mos pasur hapësira në sulm.

“Sukaj? Ka një dëmtim, por të shohim në ditët e ardhshme për shkallën e dëmtimit. Sot luajti edhe Basrak, i cili pati edhe një rast për shënim, ndërsa pati edhe Bardhi një rast ideal. Shpresojmë që pak nga pak të gjejmë ritmin e duhur në sulm.

“Takimi me disa lojtarë në një klub? I gjeta rastësisht, thjesht i përshëndeta, nuk është se shkova t’i kontrolloj, nuk është e nevojshme. Tirana është një qytet i bukur, kam gjetur miq dhe ndihem shumë mirë dhe kam një motivim më shumë për të dhënë maksimumin, për të arritur sukses.

“Kthimi i shqiptarëve në fushë? Për mua është kënaqësi nëse luajnë shumë shqiptarë, do të thotë që po bëjnë mirë. Të huajt duhet të tregojnë se e meritojnë formacionin, duhet të japin gjithçka për të fituar vendin, por është rastësi që në ndeshjet e fundit kanë luajtur më shumë shqiptarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online