Një sfidë e veçantë ishte ajo në stërvitjen e Juventusit ku lojtarët duhej të dërgonin topin në rrjetë duke i dhënë harkimin e duhur nga goditja e këndit. Mc Kennie dhe Vlahovic ishin në duel së bashku, për të parë se kush prej tyre do të kishte saktësinë më të madhe. Më pas Allegrin nuk e ka mbajtur më vendi dhe ka vendosur që t’u japi pak leksion.
Trajneri i Juventusit ka dalë zbathur, duke ia dalë me sukses në misionin e tij, pavarësisht thirrjeve të Vlahovic se do të vritej nëse godiste në atë mënyrë. “Ju djem të gjorë, dikush t’u tregoj se janë vetëm fëmijë”, tha Allegri mes batutës në fund pasi topi gjeti rrjetën. /Sport Ekspres/
McKennie vs Vlahovic vs Allegri corner-kick challenge???
[? @juventusfc] pic.twitter.com/yAldmwvg9U
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) July 24, 2022