“Ju shqiptarët nuk bëni hajër se jeni të gjithë kushërinj”! Starova tregon se si reagon Silvinjo kur e urojnë për fitoret: Është e të gjithëve ne

Sulejman Starova ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” që moderohet nga Mustafa Nano. Tema e folur ishte ajo e Kombëtares. Atje është diskutuar edhe sa i përket një trajneri shqiptar për të drejtuar Shqipërinë, me Starovën që ka treguar arsyen se pse kjo nuk ndodh.

“Unë mendoj se edhe për shumë kohë një trajner shqiptar nuk do ta drejtojë Kombëtaren. Nuk po flas për kapacitet, por për rrethanat. Ka thënë dikush më parë që ju shqiptarët nuk bëni hajër në futboll se jeni të gjithë kushërinj. Do të ketë shumë ndërhyrje, gjëra të këtij lloji nëse kjo do të ndodhte.

Silvinjo? E kam parë, vjen orar dhe pa orar në zyrë, qëndron aty nga mëngjesi deri në darkë, punon. Është njeri shumë i thjeshtë dhe modest. Kur e uron për fitoret, të thotë: “Po çfarë urime, është e të gjithëve ne”. Na përfshin të gjithëve në këto fitore të arritura”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online