“Ju rrini në shtëpi, futboll luajmë ne”! Pezullohet nga detyra shefi i rrugores në Vlorë, po bënin kalçeto

Nga Klaudio Ndreca

“Ju rrini në shtëpi”, kjo është thirrja që i bëhet qytetarëve shqiptarë në këto ditë të vështira për shkakun e Koronavirusit. Por ndërkohë futbolli po vazhdon të luhet, megjithëse në territore më kufizuara dhe pa kamera e tifozë.

Kështu shefi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë, Rustem Plakaj është pezulluar nga detyra pasi ka thyer rregullat e karantinës duke luajtur kalçeto. Është ky raportimi që vjen nga “Opinion”, ndërsa ndeshja mes miqsh dhe me 10 persona është zhvilluar në pyllin e Sodës në Vlorë. Për të larguar stresin dhe ngarkesën e këtyre ditëve është organizuar një ndeshje që i ka kushtuar vërtet shumë shefit të Rrugores. Por ligji duhet të mbetet i njëjtë për të gjithë, pasi nëse ka njerëz që “i ha këmba” në këto kohë janë pikërisht lojtarët në Shqipëri, por që sërish mbeten në shtëpi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online