Rei Manaj do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit të shtunën, duke nisur nga 18:00. Shivaspori do të përballet me Kajserisporin dhe sulmuesi shqiptar fton tifozët të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Lojtari 27-vjeçar ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku i kërkon mbështetësve të Shivasporit ta ndjekin skuadrën nga afër në ndeshjen përmbyllëse të sezonit.
“Përshëndetje djema! Ju dua shumë dhe e di që do t’ju kërkoj të bëni sakrifica. Ju pres për ndeshjen e fundit të sezonit dhe dua ta shijoni. E di shumë mirë rëndësinë e derbit për ne dhe do ta fitojmë ndeshjen e fundit me mbështetjen tuaj. Ejani djema, dua t’ju shoh në stadium”, ka qenë thirrja e Rei Manajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/