“Ju në Ganë bëni shaka kot”, lojtari i Tiranës kritikon bashkëkombasit: Shikoj videot dhe rrjetet sociale, njerëzit vetëm tallen

Mesfushori i Tiranës, Winful Kobina, ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij për Koronavirusin. Mesa duket kjo çështje nuk ishte marrë edhe aq shumë serioze në Ganë, teksa numërohej pak raste me njerëz të infektuar.

Por nisur nga eksperienca në Shqipëri, që po vazhon ta përjetojë, Kobina ka kritikuar shumë vendin e tij në intervistën e dhënë për “Asempa FM”, duke u shprehur se bëjnë shaka të kota, me gjëra dhe çështje shumë serioze.

“Unë mendoj se ganezët po bëjnë shaka të kota dhe shumë me çështje serioze. Koronavirusi nuk është shaka. Kam parë disa video dhe lexoj rrjetet sociale sesi njerëzit po tallen me Koronavirusin. Filloi në Shqipëri dhe u rrit numri, është shumë serioze dhe ne nuk duhet të bëjmë shaka në Gana. Mnedoj se pleqtë tanë duhet të marrin masat për ta luftuar atë sa më shpejt”, tha Kobina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *