“Ju flet” Rozario dhe Madeira, aty ku lindën “hyjnitë” mes problemeve në rritje dhe varfërisë!

Fatin duhet ta kërkosh dhe jo të presësh… Historia e Lionel Mesit dhe e Kristiano Ronaldos, padiskutim ata që kanë bërë të harrohen mite si Maradona dhe Pele në futboll, është ndërtuar mes peripecive të një fëmijërie me probleme…

I pari lindi në Rozario (Argjentinë) me një problem gjenetik dhe “deficit” rritje, aq sa në moshën 13 vjeç ishte vetëm 143 centimetra i gjatë dhe peshonte 35 kg. Familja paguante kurat e shtrenjta që t’i jepte një fëmijëri të qetë si gjithë fëmijët e tjerë, deri kur një ditë, gjyshja e tij, e shtyu të provonte me futbollin. Nga ai moment, nuk do të ndalej më, ashtu sikurse rritja e tij në strukturën trupore… Sot është 169 centimetra dhe 69 kg…

I dyti lindi në Madeira (ishull në Portugali), në një familje të varfër që mezi nxirrnin bukën e gojës. i ati ishte magazinier i një klubi futbolli (Andorinha) anonim, teksa i jep mundësinë të provohet. Sportingu paguan 12 mijë dollarë për t’ia marrë Nacionalit, që e kishte “blerë” për disa uniforma kur ishte vetëm 8-vjeç… Më pas, historia shkruhet te Junajtidi e më tej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online