Jose Mourinho kthehet në Santiago Bernabeu me fitore spektakolare, ‘BMV’ e portugezit është flakë

Real Madridi ka nisur me një fitore spektakolare aventurën e tij në shtëpi në La Liga, duke mposhtur 4-1 Real Sociedad në Santiago Bernabéu. Protagonisti absolut i takimit ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi një hat-trick dhe udhëhoqi skuadrën e José Mourinho drejt një suksesi të rëndësishëm.

Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, pas një aksioni të nisur nga Federico Valverde. Megjithatë, Real Sociedad reagoi menjëherë dhe Luka Suçiç barazoi në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë më shumë emocione sfidës.

Në pjesën e dytë, Real Madridi ndryshoi ritëm dhe nisi të dominonte. Mbappé riktheu avantazhin pas një kombinimi të bukur me Jude Bellingham, ndërsa Vinícius Junior shënoi golin e tretë pas asistimit të anglezit. Në minutën e 80-të, Mbappé kompletoi tripletën me një finalizim elegant, duke vulosur rezultatin 4-1.

Kjo ishte një mbrëmje e veçantë edhe për Mourinho-n, i cili u rikthye në Bernabéu pas 13 vitesh. Real Madridi tregoi forcë të madhe në pjesën e dytë, ndërsa Mbappé dha sinjalin e parë të madh se mund të jetë lideri kryesor i skuadrës këtë sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/