Jo vetëm Tirana, dy ekipet shqiptare presin përgjigjen e Arlind Ajetit në janar

Në vitin 2016 ishte një nga më të mirët në mbrojten kuqezi, me të cilët arriti edhe Europianin, ndërsa prej disa kohësh Arlind Ajeti ka mbetur pa ekip. Eksperienca e tij e fundit me Grasshopers nu shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe prej largimit prej tyre nuk ka zbritur më në fushën e lojës.

Kohët e fundit emri i tij ka qarkulluar për një afrim në skuadrën e Tiranës si dhe për një bashkim të mundshëm me Tramezanin te Livorno, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka lindur edhe një tjetër pistë. Sipas “Infosport” për mbrojtësin shqiptar ekziston edhe një rrugë tjetër që është Shkëndija. Këta të fundit kanë bërë disa largime në këtë merkato dhe tashmë po përpiqen që të përforcojnë klubin me prurje të reja. I pari ishte një tjetër lojtar i Kombëtares, Valon Ahmedi, për të vazhduar më pas me mbrojtësin sllovak Krivak dhe tani synimi është pikërisht Ajeti./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online