Jo vetëm tek “Shpresat”/ Enis Cokaj shkëlqen edhe në Kroaci, renditet mes më të mirëve

Kampionati në Kroaci ka mbyllur javën e 12-të me Dinamo Zagreb që kryeson listën i ndjekur më pas nga Hajduku i Split. Shenja jo fortë pozitive në këtë fillim kampionati po tregon skuadra e Lokomotivës së Zagreb që renditet në vendin e 5-të, jashtë zonës për kupat europiane. Skuadra ku luan Myrto Uzuni dhe Enis Cokaj po ndalen nga barazimet duke mos thënë të njejtën paraqitje sit ë një sezoni më parë.

Megjithatë brenda ekipit nuk mungojë elementet që po bëjnë paraqitje mjaft të mira javë pas jave. Enis Cokaj është protagonist i formacionit të javës në Kroac pas ndeshjes me Hajdukun e Split. Mesfushori i “Shpresave” na tregoi përgjatë 90’ minutave në “Elbasan Arena” se Bushi ka në grup një djalosh mjaft të talentuar. Vlerësim i bërë ky edhe nga mediat kroate të cilat e kanë përfshirë në njëmbëdhjetëshen më të mirë mesfushorin shqiptar.

Nga përshkrimi Enis Cokaj vlerësohet si një ndër dy lojtarët që vrapojnë më shumë në fushën e lojës. Në fakt nuk kishte si të justifikohej edhe ajo pikë e marrë nga barazimi i fundit me Hajdukun e vendit të dytë. Në rolin e një mesfushori shkatërrues, Cokaj i ka merituar plotësisht vlersimet e marra kohëve të fundi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online