Jo vetëm Silvinjo/ Kombëtarja do të marrë leksione nga Amerika e Jugut, ish-lojtari i njohur i Mançester Sitit do të ndihmojë kuqezinjtë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tashmë nuk është më një mister, Silvinjo do të jetë kreu i ri i pankinës së Kombëtares shqiptar. Prezantimi i tij do të bëhet më datë 9 janar, ndërsa vetë 48-vjeçari ka zgjedhur edhe stafin që do të ketë përkrahë në këtë përvojë të rëndësishme në karrierën e tij.

“Supersport” raporton se Zabaleta dhe Dorival Guidoni Xhunior do të jenë ndihmësit e Silvinjos në drejtimin e Kombëtares kuqezi. Zabaleta është një emër mjaft i njohur në futboll, teksa ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Mançester Sitit. Ish-lojtari argjentinas ka luajtur edhe nën urdhërat e trajnerit Guardiola në vitin e tij të fundit te “qytetarët”. Jo vetëm leksione nga Brazili, por ekipi ynë kombëtar do të ketë mundësinë të mësojë edhe nga një tjetër vend që ka prodhuar pafund futbollistë të nivelit të lartë botëror, Argjentina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *