Jo vetëm që u kualifikuan pa bërë asgjë, Partizani fut lojtarin e Bate Borisovit në librin e historisë së Europës

Te Partizani duhet të jenë ende me dhimbje koke për atë eliminim nga Bate Borisov. Të kuqtë kishin mundësi për të fituar të dy takime, por në fund kanë dalë nga Champions League. Veçanërisht në ndeshjen e dytë ku takimi u zhvillua me një portë, te ajo e ekipit bjellorus, por vendasit shënuan dy gola me dy goditje në portë.

Nga krahu tjetër, Partizani ka futur në librin e historisë edhe sulmuesin Alexander Shostyuk. Për shkak të vonesave të shumta, arbitri do të akordonte 10 minuta shtesë. Goli i dytë për Bate Borisov erdhi në minutën e 102 me Shostyuk. Ky i fundit është bërë kështu lojtari që shënon në minutën më të vonë në një ndeshje të Europës sa i përket ekipeve të Bjellorusisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *