Jo vetëm probleme shqiptarësh, në Serie A nuk paguajnë futbollistët prej muajsh

Problemet me pagat e lojtarëve nuk janë fenomen që haset vetëm në Shqipëri. Situata pas ndërprerjes së futbollit ka prekur edhe arkat e ligave më të forta europiane. Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar një lajm ku bën me dije se 6 klube të Serie A nuk kanë derdhur rrogat e futbollistëve të tyre që prej muajit janar.

Lojtarët kanë refuzuar të heqin dorë nga paga e tyre për muajt që nuk do të jenë aktiv në fushën e lojës për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Shumë prej futbollistëve kanë arritur të negociojnë deri në reduktimin me 25% të pagës së tyre, por duke vendosur kushtin se paratë do shkonin për të ndihmuar futbollin amator dhe atë të femrave e jo për të pasuruar arkat e klubeve të tyre.

E gjitha kjo ka sjellë edhe këtë moskorrektësi nga ana e drejtuesëve, që kanë lënë lojtarët e tyre pa rroga nga këtu e 4 muaj më parë. Mbetet për t’u parë së e çfarë rruge do të ndiqet në të ardhmen mbi këtë çështje, pasi vetë futbollistët vështirë të heqin dorë nga ajo çfarë u takon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *