Benzema fitoi Topin e Artë, duke u bërë kështu lojtari i dytë pas Modriç që mposht konkurrencën e Messi-t dhe Ronaldos në dekadën e fundit. Megjithatë, pavarësisht fitimit të trofeut, sulmuesi i Realit të Madridit ishte protagonist për një rast jo të zakonshëm. Në ceremoninë e “Ballon d’Or” ishin të pranishëm si partnerja aktuale ashtu dhe ish e dashura e tij.
Jordan Ozuna (e dashura) dhe Cora Gauthier (ish e dashura) morën një ftesë nga Benzema për të ndjekur mbrëmjen gala. Pavarësisht afeksionit jo të mirë për njëra-tjetrën, të dy bukuroshet ishin mjaft të qeta pran njëra-tjetrës. /Sport Ekspres/