Jo vetëm Newcastle, Asllanin e dëshiron klubi i Premier League që u mahnit pas Armando Brojës

Ditët e Kristjan Asllanit te Interi duken të numëruara. Mesfushori shqiptar pritet të huazohet në muajin janar pas mungesave të hapësirës te zikaltërit.

Newcastle ishte ekipi i parë që doli në skenë për mesfushorin, por së fundmi është bashkuar edhe West Ham.

Kjo skuadër ka tentuar jo pak herë afrimin e Armando Brojës në merkato. Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet e fundit në lidhje me këtë rast. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *