Jo vetëm në Superiore, Juxhin Xhaja arbitron ndeshjen mes Wolfsburg dhe Lille

Prej disa vitesh, arbitrat shqiptarë kanë gjykuar ndeshje në Europë dhe përtej Shqipërisë. Ditën e nesërme, gjyqtarët shqiptarë do të drejtojnë takimin e të rinjve në Uega Youth League mes Wolfsburg dhe Lille.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Juxhin Xhaja, i pasuar nga anësorët Doda dhe Tartaj. Ndërkohë që gjyqtari i katërt do të jetë Robert Schörngehofer.

Juxhin Xhaja ka eksperiencë në ndeshjet e të rinjve, teksa ka gjykuar së fundi ndeshjet e Kombëtare për U-19, të tilla si Rumani-Turqi, Rumani-San Marino dhe Turqi-San Marino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online