Jo vetëm jetë përrallore/ Çmimi që duhet të paguash si e dashura e një lojtari të njohur, femra në krahët e Grealish tregon “ferrin”

Femrat që gjenden në krahët e futbollistëve të njohur në Europë dhe që paguhen me çmime marramendëse nuk shijojnë vetëm jetën përrallore. Nga ana tjetër duhet paguar edhe çmimi i lartë. E dashura e Grealish, lojtarit të Anglisë, ka treguar momentet e errëta që kaloi në Europianin e fundit.

Sasha Atwod është shprehur se mesazhe të shumta kanë mbërritur në drejtim të saj dhe nuk e kanë lënë që të flejë e qetë. “Kam marrë më tepër sesa 200 kërcënime në ditë, nuk po e teproj me këtë shifër që po them”, u shpreh Atwod. Por Sasha nuk është e vetmja që ka kaluar një moment të tillë pasi edhe gruaja e Alvaro Moratas ka përjetuar “ferrin e ngjashëm” pas performancave negative të sulmuesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *