Kristjan Asllani është vlerësuar si më i miri i takimit në humbjen e fundit të Interit nga Monza në Serinë A me shifrat 0-1. Për “Tuttomercatoweb”, notën më të lartë te Interi e mori Asllani dhe De Vrij, 6.5.
Nga ana tjetër, tifozët e Interit kanë votuar Asllanin si lojtarin më të mirë të këtij takimi të humbur. Në sondazhin e bërë nga “FcInterNews”, vendi i parë i takon mesfushorit shqiptar me 23% ndërsa pas tij vijnë Darmian dhe De Vrij me 15%. /Sport Ekspres/
Votimet e tifozëve të Interit
Onana 4.84%
Darmian 15.24%
De Vrij 15.81%
Bastoni 1.00%
Dumfries 1.42%
Barella 11.82%
Asllani 23.08%
Mkhitaryan 4.84%
Gosens 3.70%
Correa 4.70%
Lukaku 6.70%
Acerbi 3.42%
Brozovic 1.14%
Martinez 0.43%
Calhanoglu 5.08%