Osijeku është kthyer në një strehë talentesh dhe tashmë shtohen shqiptarët që do të jenë pjesë e klubit kroat. Eros Grezda është një nga xhevahirët e klubit, ndërsa Muzafer Ejupi ndihmon shumë në sulm me eksperiencën e tij, por duket se Osijeku ka bërë një goditje të shkëlqyer për të ardhmen, sepse ka firmosur me talentin e madh të Superligës së Kosovës, Mirlind Daku.
Bëhet fjalë për një sulmues vetëm 20 vjeç, që sezonin e kaluar te Llapi mahniti, me 17 gola të shënuar dhe një nivel impresionues loje. Kjo ka bërë që Osijeku të mos presë gjatë, duke arritur marrëveshjen pa kërkuar ndonjë provë për sulmuesin, çka është një lajm i madh për gjithë futbollin e Kosovës, sepse po nis të prodhojë gjithnjë e më shumë talente.
Meritë të veçantë ka edhe ish-trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili në Facebook ka postuar një mesazh për Dakun: “Urime skuadra e re Mirlind Daku. Ndihem i lumtur dhe krenar që arrita të ngriti një lojtar në këtë nivel. Ky është Titulli im i parë si Trajner që ti je në një klub me famë, por ky nuk është vetem hapi i parë i yti, por edhe i imi, një të afërme të shkurt nga Osijeku në një klub me famë botërore”. .