Austria nuk është befasia e vetme e këtij Kampionati Europian. Sllovenia ka thyer të gjitha pritshmëritë, duke kaluar grupin C. Skuadra ballkanase ka marrë sot barazimin e tretë në grup, duke siguruar kualifikimin si e pamposhtur.
Sllovenët kanë treguar karakter kundër Anglisë, të cilët arritën t’i ndalnin në një barazim 0-0. Megjithëse ishin “tre luanët” ata që dominuan takimin, në fund topi nuk përfundoi asnjë herë në rrjetë. Sllovenia shkon në kuotën e 3 pikëve në vendin e 3-të të renditjes. Kombëtarja sllovene ka lënë pas Kroacinë dhe Hungarinë në listën e vendeve të 3-ta më të mira të Euro 2024-s. Një arritje historike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/