“Jo për fajin e Thomasit”/ Inzagi njofton uljen në stol të Strakoshës: E doja Reinën, luan edhe Muriqi

Nga Klaudio Ndreca

Lacio do të kthehet pas fitores me shifrat 3-1 ndaj Dortmundit për t’u përballur ndaj Bolonjës në Seria A. Shumë ndryshime priten te kryeqytetasit në këtë përballje, ku mes tyre njoftohet edhe ulja në stol e Thomas Strakosha.

Ndryshe nga sezoni i shkuar, gardiani shqiptar ka një rivalitet të madh pasi në merkaton e verës u afrua edhe Pepe Reina. Gjatë konferencës për shtyp trajneri Inzagi ka njoftuar këtë ndërrim megjithëse e sqaron se bëhet fjalë vetëm që Strakosha të ketë më shumë frymëmarrje nga kalendari i ngjeshur.

“Unë e doja me të vërtetë Reinën. Është portier shumë i besueshëm. Ka shumë mundësi që të luajë ndaj Bolonjës, jo për shkakun e performancave të Strakoshës, që është portier i shkëlqyer. Por do ta bëjë atë që të marrë frymë kur të jetë e nevojshme”. Nga ana tjetër paralajmërohet edhe se Vedat Muriqi do ta nisi si titullar ndaj Bolonjës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *