“Jo gjithmonë do fitosh, pavarësisht sa lart e ngritëm stekën”, De La Fuente: Kishim 3 vite të pamposhtur dhe me tituj të fituar

Spanja i ka dhënë fund periudhës mjaft të gjatë me statusin e të pamposhturës. Kampionët e Botës në fuqi kanë humbur mbrëmjen e djeshme ndaj Anglisë me shifrat 3-2. Trajneri Luis De La Fuente është shprehur pas ndeshjes se jo çdo herë mund të fitosh në futboll, pavarësisht se sa lart e vendos standartin. Megjithatë ai nënvijëzon se shpirti, besimi dhe ambicia nuk janë prekur nga kjo humbje.

“Kemi pasur një javë të veçantë, me kërkesa maksimale, por skuadra ka treguar guximin e saj në çdo kohë. Kjo humbje shërben vetëm për të nxjerrë në pah gjithçka që kemi arritur deri më tani. Nuk mund të fitosh gjithmonë, pavarësisht se sa lart e kemi ngritur stekën me tre vjet të pamposhtur dhe tituj fitues. Shpirti, ambicia dhe besimi në këtë grup mbeten të paprekura ndërsa shikojmë përpara drejt marsit. Privilegji, këmbëngul, është të kemi të gjithë këta lojtarë të mrekullueshëm që na kanë sjellë aty ku jemi tani, dhe ka ende, e përsëris, shumë më tepër për të bërë”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/