Jep dorëheqjen pas akuzave të Guardia di Finanza, presidenti “i çmendur” i Sampdorias përfundon në b.urg

Presidenti i Sampdorias ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Arsyeja është fakti se Masimo Ferrero tashmë ka rënë në pr.angat e Guardia di Finanza-s. Një së akuzas rëndojnë mbi supet e Ferreros, që tashmë duhet të përballet me forcën e ligjit. Ish-presidenti i Sampdorias akuzohet për kontrata të rreme, krijimin e kompanive fantazëm dhe një sërë kr.imesh korporative.

Arre.stimi i tij vjen si pasojë e një hetimi të prokurorisë së Kalabrisë, për 4 kompani në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe kinemave me bazë në Konsentino. Gjithashtu një ferrari dhe një jaht figurojnë mbi pronësinë e tij në bazën e kontratave të rreme. Ferrero njihet nga tifozët për sjelljen e tij të veçantë, aq sa shpesh herë njihej edhe me nofkën si “i çmenduri”. Gjithnjë karizmatik dhe me përjetimin krejtësisht të pazakontë të ndeshjeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *