Jemini për pretendimin e penalltisë: Ndoshta jepej me VAR, me 8 lojtarë mbyllej ndeshja sipas jush

Lorenc Jemini ka bërë edhe analizën e pretendimit të penalltisë së Tiranës në minutat e fundit ndaj Partizanit. Boldor do të kishte një kontakt të vogël në zonë ndaj Hasanit, me bardheblutë që kërkuan akordimin e 11-metërshit.

Sipas ish-arbitrit të njohur në Shqipëri, Jeminit, nëse Kridens Meta do të jepte karton pas çdo ndërhyrje që do të bëhej në fushë, siç pretendohej nga disa të ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, atëherë do të mbyllej me 8 lojtarë takimi.

“Ndeshja do mbyllej me 8 lojtarë nëse do jepte karton pas çdo ndërhyrje. Për mua nuk shihet si penallti, të paktën jo në atë moment të ndeshjes, pasi ka pasur edhe raste të tjera si ajo ndërhyrje. Me VAR edhe mund të jepej. Mund të them se arbitri e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë, megjithëse nëse i futemi, mund të gjejmë edhe disa gabime”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/