Në Shqipëri futbolli ka probleme me shumicë, por pakkush e priste që këtë sezon Superiorja të bëhej lëmsh sidomos për shkak të arbitrave dhe gafave pa fund të tyre. Nuk bëhet fjalë për një ndeshje, nuk bëhet fjalë as për një ose dy arbitra, sepse ka pasur gabime aq trashanike nga të gjithë arbitrat e Superiores, saqë tashmë pyetja lind spontane: A janë realisht kaq të paaftë, apo nuk e vrasin mendjen fare dhe bëjnë ç’të duan? “Telesport” ka intervistuar në lidhje me këtë temë ish-arbitrin e njohur Lorenc Jemini, i cili e mbylli karrierën pas problemeve që pati me FSHF-në, por tashmë është kthyer si vëzhgues. Gjithsesi, kjo nuk e ndalon Jeminin të flasë hapur, duke vënë gishtin në plagë, sepse siç thotë ai “gabime ka pasur gjithmonë, por një në javë, jo të paktën 5 gabime skandaloze çdo javë”.
ÇDO JAVË E MË KEQ: “Nuk mund të them se është java e turpshme e arbitrimit, por ishte një javë e vështirë me shumë gabime, që kanë ndikuar edhe në fatin e ndeshjeve. Arsyet janë të shumta, edhe vetë jam vënë në pozitë të vështirë. Nuk e di,paaftësi e arbitrave, papjekuri e tyre, mosha e re, nuk i japin rëndësi të duhur kampionatit, të korruptuar, të komanduar, nuk di ç’të them, sepse kur isha unë në 1 javë ndodhte një gabim, ndërsa tashmë ndodhin 5 gabime në 5 ndeshje. Për mua kjo është paaftësi. Arbitrat duhet të kuptojnë se nuk po arbitrojnë ndeshjet e kalamajve, por janë duke arbitruar ndeshjet e Superligës”.
GABIME TENDENCIOZE? – “Të gjitha pyetjet që më janë bërë, synojnë të mësojnë më shumë në lidhje me këtë temë. Ashtu duken, por duke i analizuar me kujdes, më tepër sesa gabime për shkak të qëllimeve tendencioze, mua më duken si gabime foshnjore që vijnë nga paaftësia e arbitrave. Kjo pasi ata dëmtojnë të dyja palët, si në ndeshjen Skënderbeu-Luftëtari, ku ka gabime në dëm të të dyja skuadrave. Nuk mund të japësh një penallti të paqenë dhe më pas të mos japësh një penallti neto. E kam thënë edhe herë tjetër: a ka nevojë të ndihmohet Skënderbeu në këtë moment? Ndoshta arbitrat i marrin lehtë ndeshjet, nuk e kuptoj, sepse Luftëtari humbi një pikë apo më shumë në Korçë, për shembull.
KUSH PO PENALIZOHET? – “Në disa ndeshje duket sikur po favorizohen ekipe të veçanta, si Laçi, për shembull, që në ndeshjet e fundit duket sikur është ndihmuar. Megjithatë, duke i parë ndeshjet nga fillimi deri në fund, nuk shoh ndonjë tendencë, me përjashtim të ndeshjes së Laçit me Flamurtarin, të cilën e përjashtoj, pasi është e vështirë për t’u gjykuar. Megjithatë, më pas Laçi është penalizuar në disa takime të tjera. Duket sikur ka ndonjë tendencë, por nuk flas dot me siguri, sepse nuk jam në mendjen e arbitrave, çfarë kanë në mendje.
VLLAZNIA E KAMZA AKUZOJNË – “Më vjen keq për deklarata si ato të Xhelal Mziut, ndoshta ai di diçka më shumë. Nuk kam dashur t’i besoj ndër vite, sepse nuk kanë dalë. Nëse nuk fiton Teuta ndaj Laçit, çfarë do themi pastaj? Gjithsesi, kryetari i bashkisë së Kamzës e ka një indicie, nëse flet aq hapur”.
GABIMET SHTOHEN PAS ZGJEDHJEVE – “Gabime ka pasur plot, edhe para zgjedhjeve, por ndoshta pas zgjedhjeve arbitrat psikologjikisht janë pozicionuar me ata që janë pro dhe shohin ndryshe aq të kanë qenë kundër Federatës. Nëse ekziston ky paragjykim, është një gabim i madh. Dy javët e fundit ka pasur gabime pa fund dhe kjo ka bërë që të rëndohet situata.
FLAMURTARI ANKOHET GJITHNJË – “Në disa raste ka pasur penalizime ndaj Flamurtarit, por nuk dua të flas për arbitrim me qëllim, sepse nëse flas me këtë gjuhë, është e kot që të flasim. Mund të ketë pasur edhe favorizime për Flamurtarin, apo raste kur ka kërkuar gjëra që nuk i takojnë, ndaj mendoj se Flamurtari është më i prirur t’i kërkojë gabimet tek të tjerët, sesa te vetja. Ka pasur edhe gabime që e kanë dëmtuar Flamurtarin, por të gjitha klubet në Superiore ankohen, pa diskutim”.
XHAJA, HAMITI DHE DËSHTIMI NË TESTIMET E UEFA-S: “Kjo është diçka shumë e rëndë për sistemin e arbitrimit, sepse ata përfaqësojnë Shqipërinë në Europë, ashtu si unë dhe kolegët e mi më parë. Nuk e shoh thjesht një dështim të testit fizik, por një dështim të gjithë sistemit, sepse nuk përgatiten si duhet arbitrat mendërisht e fizikisht para se të shkojnë në Europë. Nuk është problem personal i Xhajës dhe Hamitit, por i të gjithë arbitrave, edhe i imi. Nëse ndodhin gjrëa të tilla, nuk na merr më seriozisht askush. I njoh ata arbitra, mendoja se ata do t’i merrnin testimet fizike, pasi testimet teorike janë më të vështira, por nëse kalon testimin fizik është gjithçka më e lehtë. Pas 2-3 muajsh ata do të testohen sërish, për herë të fundit, dhe do të kenë shansin të mos na nxijnë faqen të gjithëve, jo vetëm neve. Kam folur me ta, janë në një moment mjaft të vështirë dhe ndoshta psikologjikisht nuk janë gati, por e kanë radhën ata dhe duhet të jenë gati”.
KRIZA NË ARBITRIM – “Ekziston, është reale. Ka shumë arsye pse arbitrimi është në krizë: nga drejtuesit e sektorit të arbitrimit, nga vetë arbitrat, nga sistemi i futbollit shqiptar që ushtron presion maksimal. Nuk është e mundur që një arbitër të drejtojë 5 herë rresht të njëjtin ekip, të gabojë disa javë rresht dhe të mos dënohet, të zgjidhet nga një klub e të shpallet “non grata” nga një klub tjetër. Është e paimagjinueshme në botë që një klub të shpallë të padëshirueshëm një arbitër për një penallti. Nuk shoh një person nga sektori i arbitrimit, një president shoqate, një kryetar komisioni, që të dalin e të japin shpjegime pse ndodhin këto gabime. Kush e ka fajin për këto gabime? Sepse futbollistët e trajnerët paguajnë kur gabojnë, arbitrat jo. Para një dekade jam dënuar 6 javë për një penallti, ndërsa tani ka gabime pa fund dhe askush nuk e vret mendjen, nuk ka askush frikë dhe këtë nuk e kuptoj”.
KUSH FLET — JEMINI –QE E BENTE –BALTE –GJYKIMIN PERSONAL-KUNDER SKENDERBEUT SIDOMOS NE TAKIMET ME FLAMRTARIN KU GJITHNJE FAVORIZONTE FITORET E VLONJATVE PERTEJ CMENDURIVE TE ARBITERIMIT.NJE JEMIN QE HEDH POSHTE VEHTEN -NE KRAHASIM ME KOHEN-NJE JEMIN QE JEPTE 11-METERSH FABNTAZME NE FAVORIN E PARTIZONSVE ME GJIROKASTRITET(smund ta harosh heren e fundit ne tirane -partizani-luftetari)-NUK MUND TE JETE VECSE DESHTIMI ME I MADH I GJYKIMIT NE SHQIPERI..NJE JEMIN QE KA LENE GJURME NEGATIVE NE GJYKIMET E TIJ PER FITORET TIRONSO-VLONJATE-ME— PARA-KONTRATE –GJITHNJE NE FAVOR TE TYRE- SMUND TE FLASE ME KAQ SIGURI -PER -ASKEND-.