Jemini e ka me trajnerin e Vllaznisë: Shiheni pak çfarë bën zotëria Jonuz! T’i bësh presion arbitrit është…

Vllaznia ka barazuar pa gola ndaj Laçit, në takimin e vlefshëm për javën e 19 të Superiores. Por në këtë ndeshje pritet të ketë një dënim nga Komisioni i Disiplinës për shkodranët, pasi tifozët kanë hedhur shishe ndaj arbitrit.

Një situatë kjo tërësisht e evitueshme, duke parë momentin e nxehjes së gjakrave. Trajneri Jonuz ka protestuar shumë me gjyqtarin e katërt dhe kryesorin, ndërsa nuk bëhej fjalë për momente vendimtare, por kjo solli edhe reagimin e tifozëve që i dolën në mbështetje teknikut të tyre. Në lidhje me këtë episod, Lorenc Jemini ka dhënë opinionin e tij te “Procesi Sportiv”:

“E kemi futur kastile dhe nuk duhet ta anashkalojmë këtë rast. Duhet të shihni pak se çfarë bën ky zotëria, Jonuz. Bën debate të kota për një rast pavlerë me arbitrat e takimit. Absolutisht që kjo nuk i lejohet për ta bërë. Pastaj janë tifozët që nisin shishet ndaj kryesorit të takimit. Nuk e kuptoj këtë gjë. I lutet që të mos hedhin më shishe? Unë në fakt i ndjek edhe deklaratat pas ndeshjes dhe Jonuz tha që duhet të bësh presion ndaj arbitrit në futboll dhe është gjë e mirë”, ka mbyllur Jemini. /Sport Eksprees/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *