Atalanta po përgatitet për të nisur sezonin e ri në Champions League, por mendja i rri ende te ndeshja e kaluar me Fiorentinën. Në konferencën për shtyp përpara duelit kundër Villareal-it, Gasperini tregon se akoma nuk është shuar zemërimi për vendimet e arbitrit në fundjavë. Trajneri Atalantës shpreh keqardhje për anullimin e golit të Gjimshitit, që sipas tij do ndryshonte rrjedhën e lojës, pasi ndodhi që në minutën e 10.
“Ne e mbyllim ndeshjen dhe mendojmë për ndeshjen tjetër, por jemi të zemëruar për atë që ndodhi në fushë. Me Fiorentinën ishte një ndeshje e shkëlqyer e ndëshkuar nga episodet për të cilat nuk jemi aspak të bindur. Më vjen keq për golin e anuluar që do të kishte ndryshuar lojën”, ka thënë Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/