Jemi të pafat! Shqipëria luan si e barabartë dhe mundet nga Kroacia në fund, dy minuta na ndanin nga “biskota e famshme” për në Europian

Shqipëria U-17 ishte shumë pranë kualifikimit për në finalet e Europianit. Djemtë e drejtuar nga Bulku janë ende në lojë për këtë arritje të madhe, por situata është vështirësuar jo pak tani. Kuqezinjtë e nisën në ndeshjen e parë duke përmbysur Suedinë në shifrat 1-3. Ndërkohë në ndeshjen e sotme kanë humbur ndaj Kroacisë me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Filip Zivkovic që arriti të tundte rrjetën në të 91. 11-7 ishin goditjet drejt portës, por në fund kroatët morën fitoren e parë të grupit. Tashmë është Uellsi në vendin e parë me 4 pikë, Kroacia vjen e dyta me 3 pikë, Shqipëria e treta me 3 pikë dhe Suedia në vendin e fundit me një pikë.

Penalizimi është i vetëm është fakti se në këtë grup janë ndeshjet direkte decizive dhe për këtë arsye, Kroacia na lë mbrapa. Përballjet e fundit të grupit do të jenë: “Uells-Shqipëri, Kroaci-Suedi”. Kuqezinjtë mund të kualifikohen vetëm nëse fitojnë ndaj Uellsit ose nëse barazojnë me ta, por nga ana tjetër Kroacia humbet ndaj Suedisë. Megjithatë nëse do të barazonim sot kundër Kroacisë atëherë mund të hynte në lojë “biskota e famshme” ku nëpërmjet një barazimi te Uells-Shqipëri në ndeshjen e fundit, të dy Kombëtaret do të kalonin në fazën tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *